Tensionet ushtarake me Kinën janë më të këqijat në 40 vitet e fundit, vlerësoi Ministri i Mbrojtjes i Taipei, Chiu Kuo Cheng, disa ditë pasi një numër i madh avionësh kinezë hynë në zonën e mbrojtjes ajrore të ishullit, transmeton Kosova Post.
Ai beson se Kina ka kapacitet, por nuk do të hyjë në luftë tani për tani.
Gjatë katër ditëve të fundit, edhe dje Tajvani ka raportuar se ka regjistruar afro 150 avionë të Forcave Ajrore Kineze në zonën e tij ajrore.
I pyetur nga deputetët e parlamentit lidhur me tensionet aktuale ushtarake me Kinën, Ministri i Mbrojtjes Qiu Kuo Cheng tha se situatae tanishme është më e rënda në 40 vitet e fundit, duke deklaruar se ekziston rreziku që këto tensione të përhapen në të gjithë Detin e Tajvanit, raporton Reuters.
Chiu tha gjithashtu se Kina tashmë ka fuqi ta sulmuar Tajvani, por thotë se ai se Kina nuk do të bëjë invazion të plotë deri në vitin 2025, sepse duhet të ketë parasysh disa gjëra të tjera para se ta fillojë luftën
“Kina tashmë ka kapacitet, por ajo nuk do ta fillojë luftën ashtu, sepse duhet të marrë parasysh edhe shumë gjëra të tjera,” tha tutje Chiu.
Shtetet e Bashkuara, furnizuesi kryesor ushtarak i Tajvanit, kanë riafirmuar angazhimin e tyre të fortë ndaj Taipeit dhe kritikuan Kinën, ndërsa Pekini fajëson tensionet në politikën e Uashingtonit për të mbështetur Tajvanin duke shitur armë dhe duke dërguar anije luftarake përmes Detit të Tajvanit.sh.o./Kosova Post/