Tensionet që po vijojnë tash e një kohë mes Ukrainës dhe Rusisë, janë bërë shkak që ministrat e Jashtëm të BE-së të mbajnë një mbledhje ku do diskutojnë rreth kësaj çeshtjeje.
Shqetësimi kryesor është ai se, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, mund t’I përdor luftimet midis seperatistëve prorusë dhe trupave të qeverisë ukrainase, si një arsyetim që ai të filloj pushtimin e Ukrainës, raporton atsh.
Ministrat e BE-së do ta zhvillojnë edhe një takimin me Ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba.
Përveç tensioneve në Ukrainë, ministrat e BE-së do të bisedojnë edhe për situatën e tensionuar në Bosnje, e cila është duke përjetuar një nga krizat me të keqe qysh nga përfundimi i luftës.