N’Golo Kante ka bërë një veprim tejet qesharak të shtunën e 29 majit, ku tentoi të përfitonte minuta nga fundi i finales së Ligës së Kampionëve.
Chelsea fitoi 1-0 ndaj Manchester Cityt, duke e fituar trofeun e dytë në histori të klubit, me francezin që në fund u shpall lojtari i ndeshjes.
Por, para se të përfundonte takimi, Knte gjendej në një situatë ku mund të fitonte minuta, mirëpo ai u ngrit ngadalë.
Veprimi i mesfushorit shkaktoi të qeshura në rrjetet sociale, pasi ai njihet si një lojtar që bën lojë korrekte dhe që është modest.
Natyrisht ë bashkëlojtarët e tij do të dëshironin që ai të qëndronte më shumë i shtrirë në tokë, pasi City në ata minuta bënte presion të lartë.
https://twitter.com/therealbossun/status/1398921604529364995