Dita kur La Liga u përball me Man City dhe PSG: Liga spanjolle paraqet ankesë të jashtëzakonshme për transferim në UEFA.
Divizioni spanjoll ka depozituar një ankesë kundër Manchester Cityt në prill të këtij viti dhe një tjetër kundër Paris Saint Germain.
Kjo ankesë ndaj PSG-së dhe Cityt u bë nga La Liga në UEFA për, sipas tyre, shkelje të vazhdueshme të rregulloreve të Fair Play-it financiar.
La Liga argumenton se “financimet e parregullta” dhe shpenzimet e mëdha të dy skuadrave shkelin rregullat e UEFA-s dhe prek të gjitha ligat dhe klubet evropiane.
Tutje, liga spanjolle përmendi gjithashtu një konflikt interesash në lidhje me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, duke pasur parasysh rolin e tij si kryetar i Shoqatës së Klubeve Evropiane dhe rolin e tij si delegat i organizatës në komitetin ekzekutiv të UEFA-s.
“LaLiga konsideron se këto praktika ndryshojnë ekosistemin dhe qëndrueshmërinë e futbollit, dëmtojnë të gjitha klubet dhe ligat evropiane dhe shërbejnë vetëm për të fryrë artificialisht tregun, me para që nuk krijohen në vetë futbollin. LaLiga e kupton që financimi i parregullt i këtyre klubeve kryhet, qoftë nëpërmjet injektimeve direkte të parave, qoftë përmes sponsorizimit dhe kontratave të tjera që nuk korrespondojnë me kushtet e tregut apo kanë kuptim ekonomik”.
“Ankesat ndaj Manchester City-t para UEFA-s janë bërë në prill dhe këtë javë të fundit është paraqitur ajo që i përgjigjet PSG-së, megjithëse nuk përjashtohet që në ditët në vijim të bëhen vazhdime të disa prej këtyre ankesave me kontributet e të rejave të dhëna. Përveç kësaj, LaLiga ka kontraktuar firma ligjore në Francë dhe Zvicër, duke përfshirë edhe firmën franceze të avokatit Juan Branco, me synimin për të ndërmarrë veprime administrative dhe gjyqësore para organeve kompetente franceze dhe para Bashkimit Evropian sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar Goal.com.
Ankesat e La Ligës kanë të bëjnë pikërisht me transferimin e Haaland të City dhe vazhdimin e kontratës së Mbappes edhe për tri vjet te PSG-ja.
Të dy lojtarët ishin të lidhur me kalime në dy klubet më të mëdha spanjolle, ku Mbappe pothuajse ishte punë e kryer te Reali, por ndodhi e kundërta ku francezi zgjati kontratën dhe kjo i zemëroi madrilenët, të cilët u zotuan të ndjekin veprime ligjore dhe të paraqesin ankesa në UEFA dhe BE.
Haaland, gjithashtu, ishte lidhur me një lëvizje në La Liga pasi Reali dhe Barcelona e kishin ndjekur të dy.
Megjithatë, ai përfundoi duke rënë dakord të bashkohej me Cityn në një marrëveshje me vlerë 63 milionë dollarë nga Borussia Dortmund.