Dy raste të kontrabandimit të mallrave janë zbuluar sot nga Dogana e Kosovës.
Rastet e kontrabandimit të mallrave kanë ndodhur në zonën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Më tej, thuhet se në brezin kufitar që lidh fsh.Breznice-SRB me fsh.Karaqeve e poshtme -RKS nga njësitet e lartcekura është ndaluar automjeti VW passat me targa serbe.
“Gjatë kontrollit të automjetit është parë se i njëjti kishte të ngarkuar mallra si te fshehura (pije alkoolike – birra) në tentim për të i kontrabanduar. Po ashtu nga njësitet e Doganës është kryer edhe një kontroll në një lokal ku ishin të destinuara mallrat, ku edhe aty janë hasur mallra (pije alokoolike) me prej ardhje nga Serbia pa dokumentacion përkatës”, theksohet në njoftim.
Mallrat janë sekuestruar dhe rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Doganës së Kosovës./