Ndeshja në boksin e femrave në Lojërat Olimpike mes algjerianes Imane Khalif dhe italianes Angela Carini, prodhoi shumë polemika.
“Ishte një garë e padrejtë. Në fakt, kjo dukej që në fillim kur në gjakun e algjerianes kishte nivel tepër të lartë testosteroni.
Dua të tregohem e kujdesshme dhe të mos jem diskriminues, por tërheqja e Angelës më trishton shumë.
Sporti ka nevojë për barazi dhe sipas pikëpamjes sime, kjo nuk ishte një garë e drejtë.
Unë mendoj se atletet që kanë gjenetikë mashkullore nuk mund të garojnë me femrat.
Kjo jo për diskrimin, por për të mbrojtur idenë e lojës së barabartë”, u shpreh Meloni.