Një tërmet me madhësi 7.5 goditi të enjten brigjet e Vanuatut dhe Kaledonisë së Re, (Neë Caledonia) tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA. Ekspertët kanë dhënë alarmin për cunami.
Tërmeti u regjistrua të enjten pas mesnatës me kohën lokale rreth 415 kilometra në lindje të Vao në Kaledonia e Re në një thellësi prej 10 kilometrash, sipas USGS.
“Valët e rrezikshme të cunamit nga ky tërmet janë të mundshme brenda tre orëve të ardhshme,” tha Qendra e Paralajmërimit të Cunamit në Paqësor. /abcnews.al