Më shumë se 2,100 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 2,421 janë plagosur nga tërmeti shkatërrues që preku Marokun pak ditë më parë. Kërkimet për të mbijetuarit ende vazhdojnë, por vështirësia është e madhe.
Lëkundjet me magnitudë 6.9 lanë pas shtëpi të shembura, rrugë të bllokuara dhe fshatra të tëra të shkatërruara.
Qeveria marokene ka pranuar ndihma urgjente nga Britania e Madhe, Spanja, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ekipet e shpëtimit nga këto vende janë rrugës.
Punonjësit e urgjencës nga jashtë Marokut i janë bashkuar tani përpjekjes së shpëtimit, ndihma shumë e nevojshme, pasi çdo orë që kalon zvogëlon shanset për të gjetur të mbijetuar. Spanja ka dërguar 86 specialistë të shpëtimit në dy ekipe, me nga katër qen snifer secili.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po dërgon 60 shpëtimtarë me katër qen, në dy avionë transporti ushtarak, së bashku me një ekip të vogël mjekësor.
Kompleti britanik përfshin pajisje dëgjimi sizmike dhe mjete prerëse dhe thyerëse betoni për të arritur njerëzit e bllokuar në rrënoja.
Disa avionë janë nisur gjithashtu nga Katari duke transportuar ekipe shpëtimi dhe ndihma emergjente.
Autoritetet marokene thonë se po vlerësojnë me kujdes ofertat e ndihmës sepse “mungesa e bashkërendimit mund të jetë kundërproduktive”.

























