Myftiu Naim Tërnava, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për fetën e Fitër Bajramit.
Tërnava pas faljes së namazit iu është drejtuar popullit duke thënë se sot duhet të lutemi për shëndet e solidaritet.
”Në shenjë të kësaj zoti thotë ‘vetëm mirësisë së Zotit dhe mëshirës së tij le t’i gëzohen’. Le t’i gëzohemi kësaj dite duke uruar e vizituar njëri-tjetrin për këtë festë. Të lutemi për shëndet e mirëqenie, solidaritet e siguri, duke u lutur që Zoti mos të na ndajë asnjëherë nga mëshira e tij”, tha ai.
Ai më pas foli për rolin e familjes, duket kjo si fjalë pas debateve të fundit lidhur me shëndetin riprodhues.
“Familja është element kyç dhe i parë ndërtues, bërthama bazë e formimit të një shoqërie. Mirëqenia e saj nënkupton mirëqenien e gjithë shoqërisë. Feja jonë islame i ka kushtuar vëmendje të madhe familjes. Familja kërkon lumturinë dhe stabilitetin. Ndërton jetën e saj mbi themelet e forta. Shtyllë themelore e strukturës shoqërore