Terras: Jam këtu për ta ndihmuar Kosovën për integrim në BE (Video)

Anëtari i Parlamentit Evropian dhe raportuesi i sapoemëruar i përhershëm për Kosovën, Riho Terras, ka mbajtur konferencë për media si pjesë e misionit të tij treditor për mbledhjen e fakteve në Kosovë.

Terras gjatë kësaj konference ka thënë se ka folur me shumë persona. “Është kënaqësi për mua që për herë të parë po marrë informacione nga tereni. Jam këtu për t’i ndihmuar Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE. Kosova ka marrë një sërë reformash drejt BE-së duke iu referuar raportit të progresit”, ka theksuar Terras.

Ai tutje ka theksuar se është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. “Me presidenten e kryeministrin kemi biseduar për  çështje e sigurisë dhe ekonomisë, e po ashtu planifikoi të takojë edhe liderët e partive opozitare. Nesër planifikoj që ta vizitoj veriun e Kosovës, ku do t’i mbaj disa takime, e po ashtu do ta vizitoj vendin ku ka ndodhur shpërthimi në kanalin e ujit dhe të vazhdohet të punohet të zbulohet ky rast”, ka shtuar ai.

Anëtari i Parlamentit Evropian tutje bëri të ditur se gjatë kësaj vizite në Kosovë do të mbajë takime me liderët ekonomik dhe organizata qeveritare, për të diskutuar për gjendjen ekonomike dhe shoqërore.

Ai tha se të gjitha këto informacione do të jenë në shkrimin objektiv në Raportin e Progresit që ta ndihmojë Kosovën në integrimin e saj.

Kur u pyet për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Terras kërkoi mundësi që fillimisht të takohet me të gjitha palët në mënyrë që të hartohet një raport i detajuar i progresit, e pastaj të flasë.

Torres po ashtu tha se është i sigurt që të gjithë kriminelët duhet të dalin para drejtësisë dhe për të bërë një plan, sipas tij, duhet ta kemi të plotë një pasqyrë të qartë të informacionit.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika