Me tingujt e luftës në sfond, por për kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko nuk ka harruar të urojë 8 marsin.
Ai ka zgjedhur që në këtë ditë të veçantë t’i dhurojë lule ushtareve ukrainase, të cilat ndodhen në vijën e parë të luftës.
Videon e këtij momenti ish-kampioni i botës në boks e ka publikuar në rrjete sociale.
Një urim, ka ardhur edhe nga gratë ukrainase, të cilat, të cilat shfaqen në pamje të armatosura rëndë.
Kujtojmë që sot jemi në ditën e 13 të pushtimit rus në Ukrainë. Deri më tani dëmet përllogariten të madha si në njerëz, por edhe infrastrukturë.