Jusuf Thaçi thotë se LDK e viteve ’90 ishte kundër Adem Demaçit, UÇK’së e të burgosurve politikë.
“Megjithëse në mënyrë të heshtur ishte kundër bashkimit kombëtar dhe pro krijimit të identitetit kosovarë”, theksoi Thaçi në T7.
“Personalisht problemin më të madh me LDK’në e viteve ’90 e kam me atë se ka qenë një periudhë kur në mënyrën më brutale shqiptarët e Kosovës janë përdhosë, janë denigru, janë poshtëru prej pushtetit serb të aso kohe, dhe s’ka pasur asnjë reagim dhe qasja e LDK’së ka qenë se ky nënshtrim duhet të pranohet për hir të ruajtjes së qetësisë për hir të ruajtjes së jetës së individit”, shpjegoi Thaçi.