Tragjedia e ndodhur një ditë më parë në plazhin e Potamit në Himarë, ku skafi i drejtuar nga oficeri i policisë Arjan Tase, i mori jetën vogëlushes së pafajshme, 7-vjeçares Jonada Avdia, ka irrituar mbarë opinionin publik, pasi ata që duhet të na mbrojnë sot po na vrasin.
Gazetarja e “Piranjave”, Aida Topalli, ka bërë një reagim të fortë në Facebook, ku vë pikat mbi “i” të asaj se çfarë nuk shkon dhe pse institucionet shqiptare, policia, oficerë si Arjani dhe Arjanë të tjerë sot nuk janë më në shërbim të qytetari, dhe në vend që të na mbrojnë edhe na vrasin.
Në postimin e saj në Facebook, Topalli shkruan se pavarësisht thirrjeve të shqiptarëve që pas kësaj ngjarje të rëndë duhet të largohen menjëherë nga detyra ministri Çuçi, ministrja Kumbaro dhe Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, sërish kjo nuk e zgjidh situatën, pasi krimi tashmë ka kapur shtetin.
Sipas saj sot ka oficerë policie si Arjani po shumë Arjanë të tjerë që pasurohen brenda ditës, bëhen me vila brenda natës dhe askush nuk u kërkon llogari.