Tillerson kërkesë Iranit t’i tërheqë forcat nga Siria

Tillerson kërkesë Iranit t’i tërheqë forcat nga Siria

Sekretari i Jashtëm i SHBA-ve, Rex Tillerson, ka kërkuar nga Irani t’i tërheqë forcat nga Siria.

Tillerson, i cili në kuadër të turneut në Lindjen e Mesme gjendet për vizitë zyrtare në kryeqytetin e Jordanisë, Aman, u takua me homologun e tij jordanez Ayman Safadi.

Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit, Tillerson u shpreh se ndihet i shqetësuar për zhvillimet e fundit midis Iranit dhe Izraelit në Siri. “Duam që Irani t’i tërheqë forcat nga Siria”, shtoi ai.

Duke përmendur ndikimin e Iranit te Hezbollahu në Liban, Tillerson shtoi se mbështesin ndërtimin e një Libani të lirë dhe të pavarur në të cilin të gjitha forcat ushtarake janë nën kontrollin e qeverisë.

Tillerson, lidhur me vizitën e nesërme në Liban, tha se me liderët libanezë do të diskutojnë për procesin e demokracisë dhe të ardhmen e vendit, raporton aa.

Safadi dhe Tillerson nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në kuadër të bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve, me të cilin parashihet që SHBA-të t’i japin Jordanisë ndihmë vjetore prej 1,275 miliardë dollarësh për një afat prej pesë viteve.

Në kuadër të turneut në Lindjen e Mesme, që përfshin Turqinë, Egjiptin, Jordaninë, Libanin dhe Kuvajtin, Rex Tillerson deri më tani ka vizituar edhe Egjiptin dhe Kuvajtin. /KosovaPost/.

You may also like

Bajrami është ndjerë i shokuar me deklaratën se në BIK janë shfryëzuar nxënëset seksualisht

Analisti Mustafa Bajrami është shprehur i shokuar teksa