Një tunel nëndhe që do të përdorej për të kryer një vjedhje në bankë është zbuluar nga qytetarët në Tiranë.
Kjo për shkak të mjeteve të rënda që kishin krijuar zhurmë të madhe.
Në fakt kjo vjedhje do të ngjante sikur në filma.
Policia kishte marrë informacione se në bulevardin “Zogu I” po kryheshin gërmime, duke përdorur tunele të nëndheshme, me qëllim depërtimin në ambientet e brendshme të një banke të nivelit të dytë, dhe ndërhynë menjëherë duke ndaluar vjedhjen.
Autorët janë në kërkim nga ana e policisë vënien e tyre para drejtësisë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit” kryer në bashkëpunim.