Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke mbyllur ambasadën e tyre në Kiev dhe dislokuar përkohësisht diplomatët e mbetur në Lviv, një qytet në perëndim të Ukrainës.
Lajmi u dha nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili shtoi se kjo lëvizje vjen për shkak të shtimit dramatik të forcave ruse në kufi me Ukrainën.
“Urdhërova marrjen e këtyre masave vetëm për një arsye të vetme e cila ka të bëjë me sigurinë e stafit tonë. Gjithashtu, përsërita thirrjen drejtuar qytetarëve amerikanë që të largohen nga Ukraina menjëherë”, shkruhet mes të tjerash në deklaratën e Blinken.