Ka nisur procesi kundër katër ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit (03.04.).
Ushtruesi i detyrës së prokurori të specializuar të çështjes, Alex Whithing në leximin e akuzave ndaj katër të akuzuarve, ka thënë, se më shumë se 100 vetë janë vrarë.
Akuzat e lexuara nga prokuroria lidhen me krime lufte, krime kundër njerëzimit, konkretisht akuza për arrestime të paligjshme, tortura, vrasje, zhdukje personash.
closevolume_off
“Askush nuk qëndron mbi ligjin”, tha whiting.
Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati, Tomë Gashi.
Ai u shpreh se Gjykata Speciale e ka dëmtuar krejt kombin tonë dhe në veçanti UÇK-në.
“Fatkeqësisht atë që e mbollën 82 deputetë të Kuvendit të Kosovës më 3.08.2015 tani po i shohim më qartë se sa dëme i kemi bë vetit, sa e kemi dëmtuar krejt kombin tonë sa e kemi dëmtuar Kosovën si shtet të ri , dhe sa e kemi dëmtuar UÇK-në në emër të UÇK-së”, tha ai.
Më tej, avokati thekson që pas votimit të Speciales, tek tani po i shohum pasojat katastrofale të atyre që e kanë votuar.
“Tani po i shohin pasojat katastrofale edhe ata që e kanë votuar Gjykata Speciale pa e menduar që edhe vet mund të përballen me këtë monstrum juridik që e votuan në presion të madh të mbetjes në pushtet e me presione të ndërkombëtarëve që kërkonin diqka që shtetit mike nuk mund t’i kërkohet e leje më që shteti mik aq lehtësisht ta pranoj”, shpjegon tutje Gashi.
Avokati nga ana tjetër shton që të gjithë ata deputetë që e kanë votuar në vitin 2015, tashmë po shihet që nuk e kanë lexuar fare.
“Tani jam i sigurtë që një pjesë e madhe e deputetëve më 2015 nuk e kanë lexuar nenin 1 të ligjit për Gjykatën Speciale, se po ta lexoni nuk do ta votonin kurrë këtë Gjyjatë njëetnike që merret me UÇK e që i ka amnestuar faktikisht krimet serbe në raport me Specialen sepse atje fatkeqësisht asnjë ushtarë e polic serb kurrë nuk do të akuzohet”, thotë ai.
Në përmbyllje, Gashi thekson që procesi i gjykimit t ëish-krerëve të UÇK-së, që filloi të hënen ishte vetëm në fazën fillestare, dhe do të zgjasë më së paku 5 vite.
“Fillimi i gjykimit të Thaçit, Krasniqit, Selimit e Veselit ishte vetëm në fazën fillestare dhe ato ishin vetëm fjalët hyrëse të prokurorisë dhe avokatëve e që nuk janë prova për të vendosur asgjë në lidhje me to. Ato janë vetëm udherrëfyesit që palët do t’i ndjekin gjatë gjykimit që do të zgjasë së paku 5 vite. E që do të jetë shumë i mundishëm dhe shumë i dëmshëm për të gjthë”, përfundoi Gashi për “Bota sot”.