Trajneri i xhudistëve olimpikë të Kosovës, Toni Kuka, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Klan Kosova.
Ai ende ndodhet në Paris ku po mbahet Olimpiada e radhës, dhe ku dy xhudistet kosovare kanë marrë medalje Distria Krasniqi të argjendtën dhe Laura Fazliu të bronztën.
Kështu, xhudistet kosovare kanë tubuar pesë medalje në përgjithësi, një të artë në Rio de Janeiro, Majlinda Kelmendi, dy në Tokio, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.
“Emocione shumë. Një ditë e përmbushur dje me shumë batica e zbatica, por në fund fati ishte me ne”, ka thënë Kuka .“Diçka që nuk ndodhi ditën paraprake kur ishte në garë Akili por kështu e ka sporti. Emocione shumë në këto tri ditë e sot e kemi një ditë të lirë, kështu që jemi këtu të bashkëbisedojmë”.