Totti: Sot, unë do të vleja 200 milionë euro

Totti: Sot, unë do të vleja 200 milionë euro

“Nuk besoj se do të ketë një tjetër Totti, që të rrijë gjithë karrierën te Roma. Sot vlerë ka biznesi”, deklaroi ish-kapiteni i Romës.

Në një intervistë për Sky Sport, në emisionin “Zotërinjtë e futbollit, ish-kapiteni i Romës ka folur për historinë e tij me skuadrën romane.

“Sot është e vështirë që një i ri i Romës të bëjë atë që kam bërë unë dhe Danele De Rossi. Është tjetër epokë dhe ajo që bëmë ne nuk përsëritet. Më parë mendohej vetëm për të rinjtë e Italisë, se sa për ata që vinin nga Brazili, Argjentina apo Amerika Jugut”.

Për futbollistët më të rëndësishëm të momentit Totti e ka një vlerësim. “Nëse do të varej nga unë do të paguaja çdo shifër për të patur në skuadër më të mirët, sepse për të fituar duhen futbollistë të fortë. Këtë e kam thënë dhe do e them gjithnjë, por nuk jam unë që vendos, është presidenti. Presidenti vendos një buxhet dhe në bazë të tij duhet të jemi të zotë të ndërtojmë një skuadër. Në këtë merkato të çmendur unë do të vleja 200 milionë euro”, shtoi më tej Totti.

Dhe në fund Totti foli edhe për marrëdhënien e tij me trajnerin Spalletti: “Nuk ka patur asnjëherë një përballje dhe nuk do të ketë. Nëse do të isha në vend të tij do ta kontrolloja futbollistin dhe njeriun mbi të gjitha në një tjetër mënyrë: do të përballesha me të dhe do ti flisja. Gjithsesi unë ja dola të kaloja këtë tranzicion nga futbollist në drejtues dhe e bëra me profesionalizëm dhe inteligjencën e një personi të madh. U rrita në fushë dhe në fushë do vdes”, përfundoi Totti.

Related Posts

You may also like

Bajrami është ndjerë i shokuar me deklaratën se në BIK janë shfryëzuar nxënëset seksualisht

Analisti Mustafa Bajrami është shprehur i shokuar teksa