Trajneri i Bayernit: Nuk mund ta imagjinoj Wenger duke trajnuar një klub tjetër

Trajneri i Bayernit: Nuk mund ta imagjinoj Wenger duke trajnuar një klub tjetër

Trajneri i Bayern Munich, Jupp Heynckes, nuk mund ta imagjinojë Arsene Wenger që të vazhdojë të trajnojë një klub tjetër, pasi francezi veteran njoftoi se do të largohet nga Arsenali në fund të këtij sezoni.

Pas dyshimit të qëndrueshëm për të ardhmen e tij, Wenger konfirmoi përmes një deklarate, të premten, se do t’i japë fund “mbretërimit” të më shumë se dy dekadave në veri të Londrës. Sezonet e fundit ka pasur një pakënaqësi në rritje të tifozëve mbi produktin e 68-vjeçarit në “Emirates”, por tre titujt e fituar midis viteve 1997-1998 dhe 2003-2004, e kanë “themeluar” atë si një pionier i padiskutueshëm në epokën e Premier League.

Heynckes po arrin drejt ndeshjes së tij të fundit në stolin e Bayern Munich, ndërsa kampionët e Bundesligës përgatiten të mirëpresin trajnerin aktual të Eintracht Frankfurt, Nico Kovac, në “Allianz Arena”. Në prag të pensionimit përfundimtar të tij, 72-vjeçari gjerman pret që Wenger të qëndrojë larg, sapo të përfundojë sezoni aktual.

“Para së gjithash duhet të thuash se ai ka bërë një karrierë madhështore si trajner, në Francë dhe në Angli, – tha Heynckes në një konferencë shtypi, përpara udhëtimit të Bayernit në Hannover, ku do të luajë të shtunën. – Ai ka arritur shumë suksese dhe ekipet e tij kanë luajtur kryesisht futbollin më tërheqës.

Arsene ishte një nga trajnerët më të lartë në futbollin europian. Mendoj se ndoshta mund të vazhdojë një punë të re si drejtor futbolli, por, gjithashtu, mund të kthehet si trajner i një ekipi tjetër në futbollin e sotëm. Unë nuk e di nëse dëshiron ta bëjë këtë më, por nuk mund ta imagjinoj duke drejtuar një ekip tjetër.

Me filozofinë dhe stilin e tij të lojës, me aftësitë prej lidershipi, Wenger ka ndikuar në futbollin anglez në një mënyrë shumë pozitive. Por, në politikë dhe në sport, vjen një ditë kur duhet të thuash: Ishte e mjaftueshme”. /kp/.

You may also like

Harrojini motrat Vjollca, mbesa e tyre ju lë ‘pa mend’

Moderatoret e njohura, Luana dhe Marina Vjollca janë