Trajneri i Rumanisë, Mircea Lucescu, ka kërkuar nga tifozët rumunë që të mos krijojnë atmosferë armiqësore dhe të mos bëjnë thirrje josportive në përballjen kundër Kosovës.
Kosova i shkon Rumanisë më 15 nëntor në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kjo përballje është vendimtare midis dy kombëtareve në luftën për vendin e parë të Grupit 2.
Herën e fundit kur Rumania kishte qenë nikoqire e Kosovës kishte pasur thirrje kundër Dardanëve, madje ishte shfaqur baneri “Kosova është Serbi”./kk