Trajneri ndjen keqardhje për Taulant Xhakën: Po sakrifikohet shumë për skuadrën

Trajneri ndjen keqardhje për Taulant Xhakën: Po sakrifikohet shumë për skuadrën

Baseli këtë edicion nuk është duke kaluar momente të mira në kampionat.

Skuadra e famshme zvicerane ka mbetur mbrapa në garë për titullin e kampionit.

Largimet e shumë futbollistëve si dhe lëndimet e disa të tjerëve kanë bërë që Baseli të stagnoj në garë për titullin.

Related image

Njëri nga lojtarët më të mirë të Baselit, Taulant Xhaka këtë edicion ka luajtur në shumë pozita të ndryshme.

E për lojën e Xhakës ka folur edhe trajneri aktual i Baselit, Marcel Koller.

“Më vjen keq për disa lojtarë, por në veçanti për Xhakën. Na është dashur ta aktivizojmë në qendër të mbrojtjes, si mesfushor para mbrojtjes dhe si numër tetë, një gjë që është shumë negative për futbollistët në përgjithësi”.

“Nëse një lojtar nuk ka një rol të vendosur dhe do e dijë ku do të luajë, nuk mund të prisni paraqitje pozitive. Jo vetëm Xhaka, e njëjta gjë po ndodh edhe me Fabian Frey”, u shpreh Koller.

Aktualisht Baseli ndodhet në pozitën e katërt në kampionat me plot 19 pikë mbrapa liderit Young Boys Bern.