Nxënësit e tri gjimnazeve kryesore të Prishtinës kanë marshuar sot prej sheshit “Zahir Pajaziti” dhe te sheshi “Skenderbeu” pas sulmit seksual ndaj një të miture, nga dy të mitur të tjerë në shkollën “Faik Konica”, në kryeqytet, shkruan Kosova Post.
Në këtë organizim është parë edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Në këtë marsh pjesëmarrës janë nxënës të gjimnazeve “Sami Frashëri”, “Xhevdet Doda” dhe “Ahmet Gashi”.