Treni i linjës Prishtinë-Pejë sot rreth orës 10:00 ka goditur një veturë në hyrje të Pejës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 10:00 është mësuar se në hyrje të Pejës treni e ka goditur një veturë. Të lënduar nuk ka, njësitë kompetente kanë dalë në vendngjarje”, ka thënë Gashi