Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Kosova në Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’

    Kosova në Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’

    Ura e tretë mbi Ibër merr formë, Kurti: Do të forcojë sigurinë e infrastrukturës përreth

    Ura e tretë mbi Ibër merr formë, Kurti: Do të forcojë sigurinë e infrastrukturës përreth

    Reagon Kurti: Vazhdojmë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare

    Kurti para takimit me Abdixhikun: Shkoj me vullnet të mirë për marrëveshje

    Prokuroria Speciale po heton edhe një lokacion të tretë lidhur me varrezat masive në Zubin Potok

    Prokuroria Speciale po heton edhe një lokacion të tretë lidhur me varrezat masive në Zubin Potok

    Hysamedin Feraj: Konsullatat përçojnë qëndrimet e qeverive, jo vetëm shërbime konsullore

    Hysamedin Feraj: Konsullatat përçojnë qëndrimet e qeverive, jo vetëm shërbime konsullore

    Shoqata e Qumështoreve kërkon të ndalohet përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur

    Shoqata e Qumështoreve kërkon të ndalohet përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur

    Kurti: Zhvillimet në këtë lokacion dëshmojnë fshehjen e krimeve të luftës

    Zbulimi i lokacioneve me mbetje mortore, Bajrami i shkruan Sorensenit: Të ofrohet mbrojte për personat që japin informacione

    Kurti: Prishtina 2030 mundësi për të dëshmuar kapacitetin organizativ të Kosovës

    Kurti: Prishtina 2030 mundësi për të dëshmuar kapacitetin organizativ të Kosovës

    Dëmtohet gypi gjatë punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”, ndërpritet furnizimi me ujë

    Dëmtohet gypi gjatë punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”, ndërpritet furnizimi me ujë

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Sa qytetarë në Kosovë do të votojnë më 9 shkurt?

07 Shkurt 2025, 11:45
në KOSOVË, Lajme
Sa qytetarë në Kosovë do të votojnë më 9 shkurt?
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, nga 2 milionë e 47 mijë e 295 qytetarë, në Republikën e Kosovës janë 1 milion e 970 mijë e 944 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, është 104 mijë e 924.

Nga 1.6 milion banorë prej regjistrimit të fundit të popullsisë, numri i qytetarëve mbi 18 vjeç në bazë të të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në Kosovë është 1 milion e 179 mijë e 73. Qe i bie se 868,224 qytetarë me të drejtë vote janë me qëndrim jashtë vendit.

Nga këta 868,224 qytetarë me të drejtë vote, vetëm 104 mijë 924 apo 12.08% janë regjistruar për votim.

Megjithatë, përveç kësaj grup moshe në vend, nga ASK nuk kanë ende të dhëna zyrtare për numrin e banorëve mbi 18 vjeç të regjistruar së fundmi në diasporë.

“Sa i përket të dhënave të diasporës, këto të dhëna janë në fazën e verifikimit dhe pastrimit dhe nuk janë të gatshme për t’u publikuar”, thuhet në përgjigjen e ASK-së përmes emailit.

Në anën tjetër, nga Komisioni Qendror i Kosovës kanë thënë se numri i përgjithshëm për numrin e banorëve me të drejt vote në Kosovë dhe diasporë kanë marrë nga Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC).

Edhe nga ARC-ja kanë thënë se numri i përgjithshëm është 2 milionë e 47 mijë e 295, pa ndarë atë të diasporës.

“Numri i qytetarëve që i kanë 18 vjeç dhe që i mbushin 18 vjeç me datën 09.02.2025, pra që ua kemi dërguar KQZ-së është 2047295”, thonë nga ARC-ja në kuadër të MPB-së.

Ish-kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Mazllum Baraliu potencon rëndësinë e azhurnimit të listave zgjedhore dhe pastrimit të regjistrit civil për të pasur informacione të sakta lidhur me numrin e qytetarëve të regjistruar, si ata që jetojnë brenda vendit ashtu edhe ata në diasporë.

“Prandaj, këto faktorë, mbi të gjitha mos përditësimi i listave edhe me listën zgjedhore që e merr KQZ-ja nga ARC-ja, e që shërben për të votuar nuk është e spastruar. Spastrimi i regjistrit civil, azhurnimi real me gjendjen çfarë e kemi në terren dhe në diasporë, sa kemi këtu sa në diasporë, gjithsesi shkakton këtë disproporcion, këtë shpërputhje në mes të institucioneve, pra ARC-ja, ASK-ja, KQZ-ja, lista e votuesve”, potencon Baraliu.

Profesori universitar, Mazllum Baraliu thotë po ashtu se mos përditësimi i mjaftueshëm i listave në regjistrin civil në nivel qendror e lokal dhe emigrimi, janë ndër faktorët që ndikojnë në mospërputhjen e numrit të banorëve në ARC dhe ASK.

“ARC-ja është institucion i ri, nuk është i konsoliduar ende dhe po ashtu Qendrat e Regjistrimit Civil nëpër komuna nuk janë të përditësuara mjaftueshëm me numrin e atyre të cilët ndërrojnë jetë, për t’i paraqitur si të tillë që nuk ekzistojnë dhe nuk realizojnë as të drejtat në pension, as të drejtën për të votuar, pra nuk mund të jenë votues. Faktori kryesor është se listat në regjistrin civil edhe në të gjitha evidencat përkatëse në nivel qendror dhe lokal nuk janë të përditësuara me gjendjen reale që kemi. Faktori i dytë është emigrimi. Një emigrim i jashtëzakonshëm që ka ndodhur këto vite. Me qindra mijëra njerëz në 2015-ën e këndej sidomos por edhe më herët që prej pasluftës dhe të tillët janë në regjistër civil. Pastaj, në Serbi që kanë kaluar po ashtu si qytetar të cilët kanë të drejtë vote. Ndërkohë, që në regjistrimin e popullsisë ka pasur kritere të tjera dhe del një numër tjetër”, thotë Baraliu.

Ndërkaq, drejtori i organizatës “Germin”, Lirim Krasniqi thotë se me rritjen e mundësive për votim, pritet që më shumë se 75 për qind e atyre që janë të regjistruar nga diaspora të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

“Për zgjedhjet e Kosovës të datës 9 shkurt nga diaspora janë regjistruar mbi 100 mijë persona për të votuar, qoftë përmes postës, qoftë përmes votimit fizik të misioneve diplomatike. Votimi fizik do të mbahet me datën 8 shkurt, një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë . Ndërsa, votimi përmes postës ka nisur më 9 janar dhe do të përfundojë deri më 10 shkurt. Deri më tani, nga informacionet që i kemi nga KQZ-ja, mbi 40 mijë persona kanë dërguar fletëvotimet përmes postës në kutitë postare të përcaktuara nga KQZ në shtete të ndryshme jashtë vendit. Por, gjithashtu edhe në adresën postare të KQZ-së në Kosovë dhe kësaj radhe për shkak të shtimit të mundësive nga diaspora, pritet që numri në përqindje i atyre që janë regjistruar për votim të jetë më i madh në krahasim me zgjedhjet e kaluara, i cili ka qenë diku më pak se 60 për qind. Në këto zgjedhje pritet të votojnë më shumë se 70 apo 75 për qind e atyre që janë të regjistruar paraprakisht për të votuar nga diaspora”, thotë Krasniqi.

Më 4 shkurt në KQZ janë sjellë 36 mijë e 500 pako me fletëvotime të cilat i takojnë procesit të votimit përmes postës, në kutitë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, nga Gjermania dhe Zvicra.

Kjo periudhë e votimit përmes postës, e cila vlen vetëm për shtetasit që gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës janë përcaktuar individualisht për mënyrën e votimit (1) duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës, apo (2) duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

Kjo periudhë votimi ka filluar më 9 janar dhe do të përfundojë më 8 shkurt 2025.

Po ashtu, edhe fletëvotimet për votim në Kosovë tashmë janë gati.

Në total, sipas vendimit të KQZ-së, janë shtypur 1,752,650 fletëvotime, e prej tyre ndahen në ato të rregullta, me kusht, për votimin e personave me nevojave të veçanta, por edhe ato rezervë, si dhe për votimin në përfaqësi diplomatike./kp

Grafikoni për numrin e votuesve brenda dhe jashtë Kosovës:

Etiketat: Kosovëvotime
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Në Berlin do hapet ekspozita për ma*sakrat e kryer nga Serbia në Kosovë

Në Berlin do hapet ekspozita për ma*sakrat e kryer nga Serbia në Kosovë

1 vit më parë
Kallas në veri: Njëra palë thotë një gjë, pala tjetër një gjë tjetër, ndërkombëtarët e japin pasqyrën e saktë

Kallas në veri: Njëra palë thotë një gjë, pala tjetër një gjë tjetër, ndërkombëtarët e japin pasqyrën e saktë

1 vit më parë
Ganimete Musliu udhëton drejt Gjermanisë, pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjike

Musliu: Gjendja po bëhet e padurueshme, shteti nuk e ka luksin të toleroj një stagnim të tillë

1 vit më parë
Konfirmohet rasti i parë me Linë e Majmunëve në Kosovë

Nëntë raste të fruthit,IKSHPK: Më të rre*zikuarit fëmijët e pavaksinuar

1 vit më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH