Tri ndeshjet që bënë befasi në Botërorë

Tri ndeshjet që bënë befasi në Botërorë

Kameruni, Senegali dhe Belgjika janë tri kombëtare që kanë shkaktuar befasi në hapje të Kampionateve Botërore, ku si autsajderë kanë arritur të mposhtin kampionët në fuqi të botës.

Argjentina – Kameruni  0-1

Goditja me kokë e Oman-Biyik në ndeshjen mes Argjentinës dhe Kamerunit, më 8 qershor të vitit 1990 në prani të 74.500 spektatorëve në Milano. Një gol që në sfidën hapëse të Italia 90 dhuroi befasinë më të madhe në historinë e Botërorit. Skuadra kampione në fuqi e botës u mposht nga një përfaqësuese afrikane në pjesëmarrjen e dytë në Botëror, pas tre barazimeve që kishte arritur në Spanja 1982. Kameruni e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë, pasi Kana-Biyik dhe Massing, megjithatë nuk pësoi gol, duke fituar një ndeshje që nuk do të harrohet kurrë.

Franca – Senegali  0-1

Befasia e dytë është një tjetër përfaqësuese afrikane, Senegali. Në ndeshjen e parë më 31 maj 2002 arriti të mposhtte Francën me rezultatin e ngushtë 1-0 me golin e vetëm të sfidës që u shënua në minutën e 30-të nga Bouba Diop. Senegali pas kësaj fitoreje historike nuk mund të quhej më befasi. Në fazën e 1/16 eliminoi Suedinë, por në çerekfinale u nxor jashtë nga Turqia vetëm në kohën shtesë, kurse Franca nuk kishte arritur ta kalonte as grupin.

Argjentina – Belgjika  0-1

Në vendin e tretë është Belgjika, që më mposhti Argjentinën më 13 qershor vitit 1982 në Camp Nou.  Një gol nga Erwin Vandenbergh ndëshkoi kampionët në fuqi të botës, pas një kontrolli të bukur të topit dhe një goditjeje të pakapshme për portierin. Maradona në debutimin e tij në Botëror goditi shtyllën, por e mbylli takimin me humbje.

Në ndeshjen hapëse të Rusia 2018, vendi organizator është ndjeshëm favorit ndaj Arabisë Sauditë, por befasitë janë gjithnjë të mirëseardhura në kompeticione të tilla.

Related Posts

You may also like

Nesër në Prishtinë protestë për veturat

Përfaqësues të auto sallonëve në vend dhe dhjetëra