Për njerëzit që jetojnë me diabet, mbajtja nën kontroll e niveleve të sheqerit në gjak mund të duket si një betejë e vazhdueshme.
Kur jeni diabetik, trupi juaj mund të luftojë për të prodhuar insulinë të mjaftueshme.
Por, nëse nuk e mbani nën kontroll sheqerin në gjak, kjo mund të jetë e rrezikshme dhe mund të çojë në probleme shqisore.
Ekspertët kanë folur për neuropatinë diabetike, e cila është një lloj dëmtimi nervor që mund të ndodhë nëse keni diabet.
Për shumicën e diabetikëve, kjo do të dëmtojë nervat në këmbët dhe duart tuaja, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.
Ekzistojnë tre ndjesi kryesore në duart dhe këmbët tuaja që mund të jenë shenjë e neuropatisë diabetike.
Këto përfshijnë një mpirje, dhimbje në duar dhe këmbë, si dhe ndjësinë e shpimit të gjilpërave.
Shenjat tjera kryesore të kësaj përfshijnë, mpirje ose aftësi të reduktuar për të ndjerë dhimbje ose ndryshime të temperaturës, mpirje, ngërçe, ndjeshmëri dhe probleme serioze me këmbët.