Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Distria Krasniqi e ka nisur për mrekulli Kampionatin Evropian, duke marrë dy fitore radhazi dhe duke u kualifikuar në gjysmëfinale të kategorisë deri në 52 kilogramë.
Në çerekfinale, Distria ishte e pamëshirshëm duke mposhtur bindshëm kroaten Ana Viktorija Puljiz, me teknikën e njohur si Osaekomi.
Pas kësaj fitore, xhudistja jonë ka kaluar në gjysmëfinale, ku do të ndeshet me Ariane Toro Soler nga Spanja.