Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve është i katërti që nis në Speciale në përgjithësi, dhe i treti për akuzat direkte për krime lufte, krime kundër njerëzimit.
I pari ishte ai kundër ish-komandantit lokal të UÇK-së në Zonën e Prishtinës, Salih Mustafa, i cili përfundoi me 16 dhjetor 2022, me verdiktin e shkallës së parë prej 26 vjetëve burgim për të akuzuarin.
Nevenka Tromp, autore e librit “Gjykimi i papërfunduar i Sllobodan Millosheviqit”, i ka dhënë një intervistë gazetarit të Klan Kosovës, Besnik Tahiri, nga Haga.
Në këtë intervistë, Tromp, që punoi me ekipin e prokurorit që ka ndjekur dhe përgatitur rastin kundër Sllobodan Millosheviqit, thotë se Salih Mustafa u dënua për një vrasje që e kryen forcat serbe.
https://fb.watch/j1x2sHXKwL/