Gjashtë persona, përfshirë një fëmijë, u vranë nga të shtënat masive në qytetin Plymouth në jugperëndim të Anglisë, mbrëmjen e së enjtes, në një incident të përshkruar nga sekretari i brendshëm britanik si ‘tronditës’.
Dy femra dhe tre meshkuj, përfshirë të dyshuarin, vdiqën nga plagët e marra me armë në vendin e ngjarjes, tha policia në një deklaratë.
Një femër tjetër vdiq pak kohë më vonë në spital, shtoi policia.
Një nga personat e vrarë ishte një fëmijë nën 10 vjeç, tha Luke Pollard, një ligjvënës lokal nga Partia Laburiste e opozitës, në një postim në Twitter.
Policia më herët kishte përshkruar të shtënat si një “incident serioz me armë zjarri” dhe tha se situata ishte e kontrolluar. Policia shtoi se incidenti nuk kishte lidhje me terrorizmin.
Mbretëria e Bashkuar ka një nga nivelet më të ulëta të vrasjeve me armë në botë, dhe të shtënat masive janë të rralla. Këto janë të shtënat e para masive në vend për 11 vjet, shkruan Reuters.klan kosova.