Me 13 ditë të mbetura në mandatin e tij, Presidenti amerikan Donald Trump më në fund u përkul para realitetit të enjten mes fjalëve në rritje të përpjekjes për ta detyruar atë dhe pranimit se do të largohet paqësisht pasi Kongresi pohoi humbjen e tij.
Trump përmes një video nga Shtëpia e Bardhë e ka dënuar dhunën e kryer në emër të tij një ditë më parë nga protestuesit pro tij në Kongres.
Pastaj, për herë të parë në kamera, ai pranoi që presidenca e tij do të mbaronte së shpejti – megjithëse ai nuk pranoi të përmendte Presidentin e zgjedhur Joe Biden me emër ose në mënyrë të qartë se kishte humbur, raporton AP./kk
“Një administratë e re do të inaugurohet në 20 Janar,” tha Trump në video. “Fokusi im tani kthehet në sigurimin e një tranzicioni të qetë, të rregullt dhe pa ndërprerje të pushtetit. Ky moment kërkon shërim dhe pajtim “.
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) January 8, 2021