Presidenti Donald Trump e zhvendosi fajin për ekonominë amerikane që ka shënuar tremujorin e saj më të keq që nga viti 2022 tek ish-presidenti Joe Biden, duke thënë se ajo nuk ka “ASGJË TË BËJË ME TARIFA”.
Raporti i GDP-së i publikuar sot nga administrata e Trump u regjistrua në -0.3% në tremujorin e parë.
Shumica e ekonomistëve thonë se përpjekja monumentale e Trump për të riformuar tregtinë globale ka të ngjarë të shkaktojë rritje të inflacionit në SHBA dhe madje mund të shkaktojë një recesion, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.
Por Trump, i cili vazhdimisht ka mohuar se tarifat e vendosura nga ai do të kishin një ndikim të përgjithshëm negativ në ekonomi, u përpoq t’ia kalonte ish-presidentit Joe Biden.


























