Trump tallet me gazetarët, kështu u thotë në takimin me Kim

Trump tallet me gazetarët, kështu u thotë në takimin me Kim

Mijëra gazetarë ishin në Singapor për të mbuluar marrëveshjen historikë ne mes të presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit të Koresë Veriore, Kim Jong-un.

Më shumë se 2 mijë e 500 gazetarë nga e gjithë bota vizituan vendin aziatik për të qenë më afër takimit. Kjo për presidentin Trump ishte një mundësi që të bëjë shaka me shtypin, përcjell KosovaPress.

USA Today shkruan se përderisa gazetarët dhe reporterët ishin duke bërë pyetje dhe duke shkrepur fotografi, vetëm disa minuta pasi dyshja u takua, Trump i tha Kimit:

“Shtypi, ata asnjëherë nuk ndalojnë”.

Pas kësaj, Trump i tha Kimit “Do të tregoj kur ata nuk janë këtu” (duke pasur për bazë gazetarët që ishin në dhomë).

Sipas Freedom House, Koreja Veriore renditet si një nga shtetet ku më së shumti mungon liria e shtypit, apo ku ajo është thuajse jo ekzistente.

 

You may also like

Edhe Jakup Krasniqi del kundër Thaçit

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka