Presidenti amerikan Donald Trump tha të enjten se nuk ka vërtet nevojë që ta ketë Elon Musk në administratën e tij.
“Elon ka bërë një punë fantastike. Shikoni, ai është mes nesh dhe mua nuk ma ndjen. Unë nuk kam nevojë për Elon për asgjë tjetër përveçse më pëlqen”, u tha Trump gazetarëve gjatë një takimi të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë.
Trump tha të enjten se ai kishte blerë së fundmi një automjet Tesla si një “shfaqje mbështetjeje” për Musk.
“Unë nuk kam nevojë për makinën e tij. Unë në fakt bleva një dhe më thanë: ‘Oh, a keni bërë një ujdi të mirë?’ Jo. Unë thashë, ‘Më jep çmimin më të lartë’. Kam paguar shumë para për atë makinë”, tha Trump.
Blerja e Trump u bë gjatë një ngjarjeje në Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar, ku ai u pa duke provuar një Tesla Model S të kuqe me Musk.
“Ai ka bërë një punë fantastike, por nuk është trajtuar siç duhet”, tha Trump për Musk të enjten, raporton albanianpost.
Musk, i cili ishte në takim, u pa duke buzëqeshur dhe duke tundur kokën ndaj komenteve të Trump.
Musk ka qenë në krye të përpjekjeve për uljen e kostove në zyrën e DOGE në Shtëpinë e Bardhë.
Në një përpjekje për të ulur shpenzimet, DOGE ka pushuar nga puna mijëra punonjës të qeverisë dhe ka mbyllur programet e ndihmës së huaj.
Musk tha në mbledhjen e kabinetit të enjten se DOGE do të shkurtojë gati 150 miliardë dollarë shpenzime për vitin fiskal 2026.



























