Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë detaje për qarkullimin e automjeteve në Tunelin e Llogarasë.
“Tuneli i Llogarasë – 41 mijë automjete kanë kaluar përmes tij nga dita e parë e hapjes e deri më sot”, ka shkruar Rama në Facebook.
Ky tunel është hapur më 5 korrik për qarkullim dhe ka një gjatësi prej 5.9 kilometra dhe do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt plazheve të bukura të Jugut të Shqipërisë.
Distanca e udhëtimit në këtë segment llogaritet 7-10 minuta, nga rreth 40 minuta që përshkohej duke udhëtuar përmes Llogarasë.