Turizmi malor po tërheq gjithnjë e më shumë turistë në vendin tonë.
Të apasionuarit pas natyrës dhe aventurave zgjedhin të guxojnë, duke marrë pjesë në sportet e ngjitjes në mal si hiking.
Një ndër guidat e preferuara për shqiptarët dhe turistët e huaj është shtegu i kalimit nga Thethi në Valbonë. Pavarësisht të gjitha vështirësive të rrugës, e gjitha aventura mbetet një eksperiencë unike, me gjithë bukuritë e natyrës rreth e rrotull, ku gërshetohet gjelbërimi i pyjeve me ujërat e kristaltë të zonës./t.ch