Turistët e huaj kanë vënë synim për të eksploruar turizmin malor të Kosovës. Kështu, ardhja e tyre në vend po rritet nga viti në vit. Mbi 23 përqind këtë vit ka më shumë turistë që po interesohen për natyrën, doket e zakonet në Kosovë.
Është hera e parë që erdhi tek Ujëvarat e Mirushës.
- E përkundër infrastrukturës së dobët për të arritur në këtë vend, qëndrimin këtu, mërgimtari nga Zvicra po e shijon shumë.
Bukuritë e ujëvarave të Mirushës i lanë përshtypje edhe më të mira se ç’e ka menduar.
Prandaj Enver Munishi ka një thirrje për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Unë jam shumë i lidhur me natyrën edhe sot kam ardhë me shiju këtë bukuri natyrore në Ujëvarë. N’video, n’fotografi shumë mirë po me pa live edhe ma mirë. Ju kisha propozu të gjithëve me ardhë edhe me vizitu”, shprehet ai.
E Skënder Krasniqi, banor i Prishtinës, solli mysafirë nga Londra.
Por ky nuk është stacioni i fundit që turistët do të shohin nga Kosova.
“E sot prej këtu e kemi plan me shku edhe te Burimi në Radavc, te Burimi i Drinit. Këtu edhe atje e kemi sot me shku”, shprehet ai.
Sipas Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, numri i turistëve të interesuar për turizmin malor është rritur.
“Kemi një rritje mjaft të avancuar të numrit të turistëve. Bile nëse e këqyrim si përqindje, na del mbi 22-23 përqind kemi rritje të këtij lloj turizmi”, thotw Hysen Sogojeva.
E kjo rritje e turistëve në Kosovë vjen për disa arsye.
“Krejt pjesa ballkanike, e sidomos e Ballkanit, e veçmas e Kosovës është ende e paeksploruar për turistët evropianë. Tash ata i kanë shterrë alpet e veta prandaj ata kërkojnë me ardhë deri në këtë pjesë e sidomos këtë pjesën tradicionale. Ata vijnë për ushqim, vijnë për doke e zakone, vijnë për me pa pamjet, pavarësisht se a janë të karakterit natyror, kulturor apo historik”, shprehet kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit.
Sipas, Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri më i madh i turistëve është nga Shqipëria, Gjermania, Turqia, Zvicra, etj.