“Ne shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet e atyre që humbën jetën, për popullin mik dhe vëlla dhe për qeverinë e Malit”, thuhet në deklaratë, transmeton Kosova Post.
Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë dënoi sulmet terroriste që kishin në shënjestër civilët në rajonin Gao të Malit, që vranë më shumë se 50 njerëz, shkruan AA.
Në një deklaratë të bërë nga ministria thuhet se me trishtim kanë marrë lajmin për vdekjen e më shumë se 50 njerëzve që humbën jetën si rezultat i sulmeve terroriste që synuan civilët në rajonin Gao të Mali më 8 gusht.
Më tej theksohet se aktet e tmerrshme terroriste dënohen ashpër.
“Ne shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet e atyre që humbën jetën, për popullin mik dhe vëlla dhe për qeverinë e Malit”, thuhet në deklaratë.