Shkruan: Abdullah Klinaku
Është momentum i mirë për Kosovën edhe Turqia mund të ndihmojë dialogun krahas ShBA-ve, Anglisë dhe Gjermanisë
Turqia është një prej aleatëve me interesin më të madh për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Bosnjës dhe Sanxhakut.
Republika e Turqisë që nga vitit 1992 kur e kanë pritur për herë të parë presidentin Rugova, pastaj te ultimatumi i qartë ndaj Greqisë për prerendimet e saj për pushtimin e jugut të Shqipërisë në vitin 1997 dhe 1999, te roli i saj gjatë bombardimeve të NATO-s si shteti më aktiv pas ShBA, te ndihma e pas luftës, njohja e menjëhershme dhe sigurimi i njohjes së Kosovës nga shtetet e tjera dëshmojnë për interesimin e madh të Turqisë për Kosovën.
Besoj që mund të ushtrohet presioni, ku edhe të lehtësohet procesi i marrëveshjeve të mundshme… Turqia është një prej aleatëve më të fuqishëm dhe të besueshëm dhe me interesin më të madh për t’u zgjidhur çështja e Kosovës por edhe çështja e Bosnjës dhe Sanxhakut e cila herë pas here shkelen liritë e të drejtave të njeriut në atë pjesë prej Serbisë.