Autoriteti i Mbrojtjes së të Dhënave Personale të Turqisë (KVKK) sot ka nisur një hetim lidhur me WhatsApp-in mbi rregullat e saj të reja për shpërndarjen e të dhënave, transmeton Kosova Post.
Aplikacioni amerikan kohët e fundit i detyroi përdoruesit të bien dakord për kushte të reja të shërbimit dhe privatësisë që lejojnë shpërndarjen e më shumë të dhënave personale me Facebook-un, i cili zotëron WhatsApp-in.
Një tjetër mbikëqyrës turk, Autoriteti i Konkurrencës të hënën hapi një hetim mbi Facebook-un dhe WhatsApp-in dhe pezulloi rregullat e reja të mbledhjes së të dhënave të aplikacionit në vend.
Sipas informacionit të marrë nga AA, hetimi i KVKK-së do të vlerësojë rastin në lidhje me dispozitat e përgjithshme të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale.
Hetimi sipas detyrës zyrtare i autoritetit do të përqendrohet në çështje të tilla si kushtet e përpunimit të të dhënave, transferimi i të dhënave jashtë vendit dhe parime të tjera themelore.
Mbikëqyrësi do të ndjekë të gjitha proceset e duhura dhe do të rivlerësojë rastin më 8 shkurt, sipas njoftimit.(AA)