Forcat turke kanë vrarë liderin e dyshuar të grupit të Shtetit Islamik në Siri, ka njoftuar presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Abu Hussein al-Qurayshi thuhet se ka marrë përsipër grupin pasi paraardhësi i tij u vra vjeshtën e kaluar.
Erdogani ka thënë se udhëheqësi i IS-it ishte “neutralizuar” në një operacion të agjencisë turke të inteligjencës MIT, të shtunën, raporotn BBC, transmeton teve1.info
IS deri më tani nuk ka bërë asnjë koment mbi operacionin e raportuar.
Agjencia e inteligjencës MIT kishte ndjekur Kurejshin për një “kohë të gjatë”, tha Erdogan.
“Ne do të vazhdojmë luftën tonë me organizatat terroriste pa asnjë diskriminim”, shtoi ai, duke mos dhënë më shumë detaje.
Burimet siriane të cituara nga agjencia e lajmeve Reuters thanë se operacioni u zhvillua në qytetin verior të Jandarisit, afër kufirit turk.
Nëntorin e kaluar, grupi xhihadist njoftoi vdekjen e liderit të tij, Abu al-Hassan al-Hashemi al-Qurayshi. Shtetet e Bashkuara thanë se ai u vra në një operacion nga Ushtria e Lirë Siriane rebele në Sirinë jugperëndimore në mes të tetorit të vitit 2022.
Ai mori përsipër grupin pasi lideri i mëparshëm Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi shkaktoi një shpërthim duke vrarë veten dhe familjen e tij, ndërsa forcat speciale amerikane e rrethuan në strehën e tij pas një përleshjeje me armë në shkurt të vitit 2022.