Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, dhe ai i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë vizituar zot familjet që u kanë ndërtuar shtëpitë në Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut, përcjell KosovaPost.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka theksuar se ata u pritën për drekë e për kafe tek familjet Aliu dhe Mehmeti.
“Këto dy dhe shumë familje të tjera janë bërë me shtëpi të reja pas 25 vitesh vuajtjesh e rezistencë për të mos lëshuar pronën e tyre nga presionet e shumta të grupeve kriminale me dirigjim nga Beogradi. Nuk mund të jemi ndryshe veçse të lumtur e inkurajuar kur shohim familjet të cilat tashmë kanë hyrë në shtëpitë e reja të ndërtuara nga Qeveria në komunat veriore”.
“Bashkë me Ministrin Sveçla kaluam ditën në Leposaviq dhe Mitrovicë Veriore. Janë 6 shtëpi nga thirrja e parë, 21 nga thirrja e dytë dhe 11 nga MMPHI, të cilat janë ndërtuar për familjet përfituese të cilat nuk kanë pasur mundësi të banojnë në pronat e tyre”, ka thënë Sveçla.