Zëvendësministri i Transportit dhe Infrastrukturës turke, Sayan zhvilloi një takim me Shefin e Marrëdhënieve me Qeverinë Globale në Twitter, Hughes dhe Drejtorin e Politikave Publike të Twitter për Turqinë, Costello, nëpërmjet video konferencës, transmeton Kosova Post.
Në takimin e zëvendësministrit të Transportit dhe Infrastrukturës Ömer Fatih Sayan me drejtuesit e Twitter-it, u shpreh angazhimi i Twitter për të qenë në bashkëpunim më të madh me Turqinë në luftën kundër dezinformatave.
Në takim u diskutuan hapat që mund të ndërmerren kundër raportimeve të rreme, aktiviteteve humanitare të rreme, llogarive false dhe postimeve false, si dhe dezinformatave të kryera në Twitter. Në takim u theksuan edhe përgjegjësitë e Twitter-it ndaj dezinformatave që mund ta çojnë shoqërinë në panik dhe kaos./KosovaPost/.