Artistja e njohur me famë botërore Rita Ora pak ditë më parë performoi në festivalin “The Mighty Hoopla” në Londër.
Por jo gjithçka ka shkuar aq mirë pasi gjatë interpretimit të këngës “Anywhere”, Rita vendosi të zbriste tek publiku për t’i përfshirë edhe ata për të kënduar të gjithë së bashku.
33-vjeçarja u përpoq të bënte dikë që të vazhdonte tekstin e këngës së saj por Rita më pas filloi të këndonte një këngë krejtësisht ndryshe duke i lënë të gjithë në dyshim për pak sekonda.