Shqipëri/ Këto janë pamjet nga momentet kur policia ka arrestuar në një zonë të pyllëzuar të fshatit Peshtan, 31-vjeçarin Elton Metaj, autori i vrasjes së ish-bashkëshortes se tij, Sabrina Bengaj.
Policia tha se prangosja e autorit të krimit u bë pas 3 orësh ndjekje, nga strukturat e bluve të qytetit të Fierit, Forcat Operacionale, Forca e Posacme “Shqiponja”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim dhe me 2 grupe të FNSH Fier.
Mësohet se blutë kanë përdorur informacionin që u ka dhënë babai i autorit, për të gjetur vendin ku autori u fsheh pas krimit./Panorama.al