Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje për rastin në Karagaç të Pejës, ku një person u gjet i vdekur në një gropë të mbushur me ujë.
Rastin e ka lajmëruar në polici një qytetar.
“Më 01.03.2024 dëshmitari mashkull kosovar, ka informuar se në një gropë të mbushur me uji, të thellë rreth 2-3 metra është një trup njeriu”, thuhet në raportin e policisë.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë sot për Telegrafin, se viktima ende nuk është mundur të tërhiqet nga gropa.