Jose Mourinho është zyrtarizuar si trajner i AS Roma në verën e këtij viti, ku është pritur me shumë entuziazëm si nga tifozët, ashtu edhe nga rivalët e tij trajnerë, shkruan Kosovapost.
Trajneri portugez e nisi mjaft mirë me Romën sezonën, duke fituar disa ndeshje, përfshirë ndeshjen hapëse të edicionit në Serie A, ndaj Fiorentinës ku Roma mundi ata me rezultat përfundimtar 3-1.
Megjithatë, një disfatë që pësoi trajneri dhe skuadra e tij, ndaj Bodo Glimt, në kuadër të Europa Konferncë Ligë, me rezultat 6-1, bëri që shumë ekspertë futbolli të e shohin të mundshëm një shkarkim të tij, megjithëse ajo nuk ndodhi.
Derbi i luajtur para disa ditësh ndaj Interit, ku pësuan humbje të thellë 0-3, bëri që të kthehet prapë thirja “Mourinho jashtë”. Por, kështu nuk ka thënë edhe gazetari prestigjioz, Fabrizio Romano, sipas të cilit trajnerin portugez janë duke e mbështur i gjithë bordi dhe se nuk e ka ndërmend të largohet nga Roma.
“Puna e José Mourinhos te Roma nuk konsiderohet e rrezikuar. Pronarët dhe bordi po e mbështesin plotësisht menaxherin portugez, pavarësisht spekulimeve përreth.
Mourinho ka kontratë me AS Roma deri në qershor 2024. Nënshkrimet e reja priten në afatin kalimtar të janarit.”, ka shkruar gazetari italian në rrjetin e tij social, Facebook.