Gjatë ditës së djeshme, u përfol në qarqet mediatike se Dardan Sejdiu do t`i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës, mirëpo një lajm i tillë nuk doli të jetë ashtu si u raportua.
Megjithatë, Sejdiu, përmes një postimi në Facebook, doli të ‘demantoj; ato perfolje, ndërsa komentoi zgjedhjet në PDK, pa përmendur vetën e tij askund.
“Përbërja e kryesisë së re të këtij subjekti shpërfaq qartazi ambicien e Memlit për ecje përpara dhe potencialisht edhe për ndryshim të llojit të narrativës që PDK mund ta ndërtojë!”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.
Postimi i plotë:
Zgjedhja e kryesisë së re nga PDK është edhe një hap i mirë drejt modernizimit e normalizimit të politikës në Kosovë.
Përbërja e kryesisë së re të këtij subjekti shpërfaq qartazi ambicien e Memlit për ecje përpara dhe potencialisht edhe për ndryshim të llojit të narrativës që PDK mund ta ndërtojë!
Zgjedhjet e 14 shkurtit duket se u lexuan mirë nga dy subjektet më të mëdha opozitare.
U përfol se po i bashkohet PDK-së, por çfarë thotë Dardan Sejdiu