U promovua libri ‘Mërgata Shqiptare e Medvegjës 2’ të autorit Rrahman Hyseni

U promovua libri ‘Mërgata Shqiptare e Medvegjës 2’ të autorit Rrahman Hyseni

Në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Republikës së Kosovës u promovua libri “Mërgata Shqiptare e Medvegjës 2“ të autorit Rrahman Hyseni, përcjell KosovaPost.

“Thuhet se: “ FJALA  ZË VEND , ATY KU KA MEND”!

Koncepti im në promovimin e librit “Mërgata Shqiptare e Medvegjës “ interpretuar  në Bibliotekën Kombëtare “ Pjetër Bogdani”  – Prishtinë : 10 gusht 2018.

Përshëndetje e respekt për të gjithë ju të pranishmit, dashamirës të fjalës së artit! Ju dëshiroj mirëseardhje në këtë promovim  të kësaj monografie me vlera historike dhe kombëtare!

Me prezencën tuaj, ju sot nderuat punën e njerëzve të vullnetit të mirë, artin, mërgatën shqiptare nga trevat e Medvegjës e që kjo është nderim i madh për ne që jemi të kësaj treve.

Për librin u fol e i thanë të gjitha e që nuk do të hezitoj të them se këta janë miqtë e mi, miq të afërt, të cilët nuk përtuan ta japin kontributin e tyre në këtë monografi.I falënderoj përzemërsish për vullnetin dhe punën e tyre. Ne, nëse është nevoja, dimë edhe ta kritikojmë miqësisht njëri – tjetrin sepse përpiqemi të jetë një punë më e frytshme. Të ketë sa më shumë vlera dhe të jetë joshëse për lexuesin.

Mbase ju do të më pyesni se sa ishte vullneti për këtë monografi. Unë do t’u them nëse ndonjëherë kam mbetur pa gjumë, kam mbetur pikërisht këto dy vite së bashku me këta protagonistë e kësaj Monografie që vënë në pah detaje të shumta. Këta ishin dëshmitarë të së kalurës sepse punuan në kushte jo të lehta, jo të sigurta dhe në kohërat më të vështira, siç janë protagonistët e kësaj monografie:

Diaspora e Medvegjës:

Z.Selim Emini, Sahit Hyseni, Ismet Selmani

, Osman Sadiku, Jetullah Hajdari

, Zenullah Namani, Asllan Ismajli

, Ali Mehmeti,Nebi Hyseni dhe shumë e shumë të tjerë.

Duhet ta them sinqerisht se nuk e patëm  lehtë asnjëri. Kaluam

sfidën e madhe, megjithatë. Besomëni që kam pasur kërcënime nga më të ndryshmet, kam pasur ofendime përmes rrjetit social, janë munduar të më thejnë moralisht, madje nuk kanë lënë derë pa trokitur që të na kundërshtojnë, por nuk hasën në shumë përkrahës, mirëpo nuk u dorëzuam. Ne megjithatë ia dolëm të jemi sot këtu.

Për të drejtën e logos mund të  shikojmë edhe nga ana juridike. Kanë të drejtë apo jo që të sqarohet. Këtë do ta shqyrtoj së shpejti pasi SHPH dhe SHH njëra është e para dhe tjet e dyta.”/Rrahman Hyseni/