Shkruan: Agim Vuniqi
UÇK nuk ka qene organizate fantome e privatizuar nga nje grup njerezish, qofshin ata “komandante”, por UÇK-ja ka qene populli, luftaret, logjistika, fondi, strehimi, ushqimi, mjeket, donatoret, pra UÇK-ja burimin e ka pase në popull, ka pase karakterin e rezistencës popullore kundër kolonializmit serb dhe gjenocidit shtetërore serb te kryer mbi popullatën civile.
Cdonjeri qe perpiqet ta konsideroj UÇK-ne si organizate politike te atyre qe deklarohen si “parti, apo shoqata te dala nga lufta”, i bejne deme shkatrrimtar luftes dhe lirise.
Lereni UÇK-ne te paster ashtu si ishte, lereni te paprekshme ne historine dhe mbamenjen e kombit, mos e njollosni, mos e privatizoni.
Lerjauni femijeve tuaj si trashegimi, ashtu cfare eshte në librat e historise te nxenesve te shkollave te mesme te Michiganit, aty keni dy faqe për historikun e UÇK-se, e ne tekstet shkollore te Kosoves sa faqe jane?